Derbi “pronë” e Partizanit, Bakajn e tradhëtojnë nervat

0
SHPËRNDAJE

Partizani – Tirana 2-0

Shënues: Sukaj 6′, Fejzullahi 12′

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Trashi, Filipe, Vila, Torassa, Sukaj. Trajner: Andrea Agostinelli

Tirana: Ed.Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Lika, Kërçiku, Muzaka, Fukui. Trajner: Ilir Daja

____________________________________________________
sukajSuperiorja/ Partizani fiton derbin e dytë këtë sezon teksa ka mposhtur Tiranën në “Qemal Stafa” me rezultatin 2-0. Dy gola të shpejtë nga ana e Sukajt dhe Fejzullahit i kanë dhënë nje triumf të rëndësishëm të kuqve që arrijnë të mposhtin një rival të përjetshëm si bardheblutë, por këta të fundit vazhdojnë të qëndrojnë 8 derbi pa shijuar fitoren. Një ndeshje totalisht e dominuar nga ekipi i Agostinellit që u ndihmua edhe nga dy golat e shpejtë. Partizani mbetet në ndjekje të Skënderbeut, ndërsa Tirana mbetet në vendin e tretë në renditje, por tashmë e rrezikuar nga Teuta dhe Kukësi.

Nisi me nje vrull të madh të Partizanit ndeshja derbi e kryeqytetit. Nuk kishte se si të fillonte më mirë derbi për skuadrën e Agostinellit që e sheh veten brënda 12 minutash në avantazh të dyfishtë. Të kuqtë e nisën ndeshjen menjëherë me gol ku në minutën e 6′-të është Xhevahir Sukaj që zhbllokon rezultatin duke ndryshuar shifrat shumë shpejtë dhe duke ngritur peshë të gjithë tifozërinë e kuqe. “Bomberi” shkodran shfrytëzon mjaft mirë një krosik nga e majta brenda zonës dhe aty godet saktë me kokë duke mposhtur portierin Edvan Bakaj. 1-0 dhe Tirana ndodhet tepër në vështirësi qysh në fillimin e ndeshjes.partizani
Të kuqtë e Partizanit nuk do të mjaftoheshin me kaq pasi do të gjenin edhe golin e dytë brenda pak minutash. Në minutën e 12′-të, Filipe Gomes harkon një top në zonë duke ekzekutuar një goditje dënimi dhe aty gjen kokën e Fejzullahit i cili bën një kthesë mjaft të bukur duke e dërguar topin sërish në rrjetë. 2-0 dhe në fushë ka vetëm një ekip, Partizani. Tifozëria e kuqe ndodhet në qiellin e shtatë, ndërkohë që tek ajo bardheblu pllakos heshtja pasi shohin ekipin e tyre në disavantazh të dy golave brënda 12 minutash. Një fillim perfekt nga ana e të kuqve dhe katastrofal nga ana e bardhebluve.

Skuadra e Ilir Dajës mundohet të reagojë dhe hidhet në sulm duke qenë tepër agresive, por e ka të vështirë të çajë “murin” e mbrojtjes së kuqe. Gilman Lika tenton në disa raste me anë të goditjeve standarte, por nuk tregohet i saktë në tentativat e tij. Ndërkohë ekipi i Agostinellit mundohet të qetësojë lojën dhe të ulë ritmin e kundërshtarit, gjë që e bën mjaft mirë pasi me kalimin e minutave ritmi bie. Në minutën e 37′ arbitri Jemini ndërpret lojën dhe thërret dy kapitenët ku u kërkon që të qetësojnë tifozëritë e tyre për shkak të lazerave. Deri në mbyllje të pjesës së parë do të regjistrohej vetëm një rast për Tiranën, por edhe ky sporadik. Me golat e Sukajt dhe Fejzullahit do të mbyllej edhe pjesa e parë e ndeshjes.

imagePjesa e dytë e lojës e lojës nis me ndërprerje teksa pengesë bëhen letrat e hedhura në fushë dhe dëmtimi i Filipe Gomes. Ndërkohë trajneri Daja bën ndryshime teksa në fushë është hedhur edhe Elis Bakaj për të forcuar sulmin, por kjo lëvizje rezultoi e gabuar nga ana e trajnerit bardheblu. Në minutën e 55′-të lojtari do të ndëshkohet me karton të kuq. Pas një debati me tone të ashpra mes Bakajt dhe arbitrit Jemini, ky i fundit i tregon kartonin e kuq. Nuk dihet dhe nuk është qartë ajo që u biseduan mes tyre, por këtë gjë e dinë vetëm ata. Tirana mbetet me 10 lojtarë dhe duket se derbi këtu ka marrë fund. Minutat e mbetura flasin totalisht për të kuqtë që dominojnë në lojë dhe tregohen më ngulmues për të gjetur golin e tretë, por pa mundur t’a gjejë atë.

imageTirana duket e dorëzuar dhe me 1 lojtar më pak nuk arrin të reagojë sa duhet për të shqetësuar portierin Alban Hoxha. Partizani do t’i afrohej golit në dy raste, por janë dashur ndërhyrjet e portierit Edvan Bakaj që ka devijuar topat që po i drejtoheshin rrjetës. Edhe pas 5 minutave shtesë nuk vjen asgjë. Partizani mposht 2-0 Tiranën dhe afrohet me Skënderbeun në vetëm 1 pikë larg. Ndërkohë skuadra bardheblu e Tiranës kalon derbin e 8-të pa fitore, duke zhgënjyer tifozët e shumtë të saj por kjo humbje i ndërlikon disi pozitat edhe për vendin e tretë. Ndërkohë në fundin e ndeshjes në foninë e stadiumit është vënë kënga “Mos Qaj” e kënduar nga grupi muzikor “Djemtë e Detit”. Nëse ka qenë një plan apo rastësi, kjo gjë ende nuk dihet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.