Derbi roman, tifozët kërcënojnë me bojkot

0
SHPËRNDAJE

roma-lazio

Kjo nuk është vetë java e “El Clasicos” por edhe java e super derbit Roma – Lazio.

I njëjti vend, të njëjtat skuadra, e njëjta armiqësi dhe luftë sportive për të siguruar superemacinë e qytetit të përjetshëm. Këtë të dielë, Lazio dhe Roma do të luajnë aktin e dytë sezonal të një prej ndeshjeve më të nxehta të Italisë. 90 minutëshi i parë ku triumfuan verdhekuqtë rezultoi një ndeshje deri diku anormale sepse klima e nxehtë që tifozët krijojnë në këtë ndeshje, ia la vendin heshtjes dhe boshllëkut. Një pjesë e madhe e stadioumit “Olimpico” u braktis nga tifozëritë ultras të të dyja skuadrave për shkak të masave shtrënguese të marra nga prefektura në sektorët ku ata qëndrojnë prej vitesh.

Që prej më shumë se një viti, situata nuk ka ndryshuar aspak me palët që vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre. Pjesa e jugut dhe ajo e veriut kërkojnë heqjen e barrierave penguese në stadiumin “Olimpico” dhe në qëndrimet zyrtare kanë njoftuar dezertimin e stadiumit edhe këtë të dielë. Një situatë e pazakontë për derbin e kryeqytetit italian pasi mbi të gjithë ishin tifozët ata që i jepnin kësaj sfide impulsin e vërtetë. Në Romë titull konsiderohet edhe fitorja ndaj kushërinjve të urryer dhe kaq mjafton për të përshkruar duelin në distancë mes dy klubeve dhe tifozerive të tyre, por edhe këtë herë, Derbi i Romës do të reflektojë një anomali që mund të shkatërrojë përgjithmonë trashëgiminë e dy prej skuadrave më të njohura të Serie A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.