Derbi shqiptar, nuk ka fitues në Gostivar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ersen_Asani__Shkupi___dhe_Izair_Emini__Renova__ne_aksion_409764811
Momente nga ndeshja

Shkupi vazhdoi serinë e ndeshjeve pa humbje në elitën e futbollit maqedon. Ekipi nga Çairi kaloi në avantazh kundër Renovës me anë të Husein Demirit në takimin qe u luajt në Gostivar, por në pjesën e dytë pësoi gol dhe u desh të kënaqet me një pikë. Golin për Renovën e shënoi Fatjon Jusufi në të 58-ën. Shkupi ka mbledhur 7 pikë deri më tani duke mbajtur pozitën e katërt në renditje ndërsa për Renovën kjo ishte pika e parë në këtë kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.