Derbi/ Të fundët e Mohikanëve

0
SHPËRNDAJE

Mohikanet

Dy nga lojtarët e fundit që të vijnë ndër mend, flasim për ish-ët e një derbi, nëse do t’i referohemi grintës, janë padyshim Ardit Beqiri tek Partizani dhe Saimir Patushi tek bardheblutë. Dy lojtarët në fjalë janë intervistuar nga Minuta90.com ku kanë pasur shumë gjëra për të thënë pro dhe kundër skuadrave të tyre të zemrës. Për të shuar kureshtjen tuaj dhe për tu njohur me mendimet e tyre, ju ftojmë të lexoni njëra pas tjetrës intervistat e tyre në vijim:


Intervista e Ardit Beqirit

beqo2Ardit Beqiri, një nga kapitenët e fundit të Partizanit. Minuta90.com krahas Patushit, zgjodhi të intervistojë edhe Beqirin si një nga lojtarët me më grintë të derbeve dhe jo vetëm. Tashmë Beqiri është larg botës së futbollit, por padyshim derbin do ta përjetojë në mënyrë të veçantë. Ndeshja e radhës sigurisht do ta gjejë në shkallët e stadiumit ish-kapitenin e kuq. Gjatë intervistës së tij shihen nota optimizmi, edhe pse ky Partizan i sotëm nuk bind si ai i djeshmi nën drejtimin e Starovës. Për më tepër lexoni më poshtë mendimet origjinale të ish-lojtarit të kuq.

  • Ardit si po kaloni këto kohë dhe sa ju mungon futbolli dhe derbi në veçanti?
  • Këto kohë jam larg futbollit për problemet të mijat personale. Më mungon që ditën e parë që u shkëputa nga futbolli i luajtur. Sigurisht më mungon derbi në vecanti, sepse është pjesa dhe kujtimi me i bukur që mund të ketë një futbollist në Shqipëri.
  • beqo5
  • Si ju duket Partizani aktual?
  • Partizani aktual me duket goxha i fortë, por edhe shumë nën presion dhe nervoz. Nuk i di problemet e brendshme, por me duket se lojtarët e vuajnë shumë faktin e fitimit të një titulli mbas kaq vitesh. Këtë presion e kemi vuajtur të gjithë që kemi luajtur për atë fanellë. Dhe problemi më duket mua është se sa më afër titullit e shef veten, aq më e fortë bëhet pesha e mungesës së titullit për një kohë të gjatë.beqo3
  • Starova apo Agostinelli?
  • Për ta lidhur me pyetjen e tretë, mendoj se nën drejtimin e Starovës të gjitha këto pengesa apo ngërce që dalin rrugës mund të kishin qenë më të kalushme. Jo vetëm për faktin që është trajner me eksperiencë në kampionatin shqiptar, por sepse për koincidencë është edhe trajneri i fundit që e ka nxjerrë Partizanin kampion. Për ta mbyllur me këtë pyetje, mendoj se Partizani nën drejtimin e Starovës i kishte letrat më në rregull drejt titullit. Por përderisa pikët janë aty dhe ndeshje ka plot, shpresoj që edhe nën drejtimin e Agostinelit ekipi ta gjejë ritmin.
  • Kush e fiton derbin?beqo6
  • Për derbin asnjë nuk mund të flasë me siguri. Por si tifoz dëshiroj që ekipi ta ruajë traditën e shkëlqyshme që ka krijuar në këto vitet e fundit në derbi.
  • Cilin derb mbani mend si me te çmendurin?beqo4
  • Derbi për atë që e përjeton qoftë në fushë qoftë si tifoz është gjithmonë i çmendur. Por nëse duhet të veçoj ndonjë, besoj se në sezonin 2003-04 ndeshja e fazës së parë ka filluar me një gol ne sekondën e 23-të për Tiranën dhe pastaj ka qenë një dominim total në lojë dhe në rezultat. Eurogol nga Klodian Duro. Pastaj Muzaka dhe Karioka 3-1. Ka qenë edhe një 3-3 një sezon më pas, edhe ky shumë i çmendur si derbi. Nga 3-1 në 3-3.
  • A ka ndonje lojtar qe ju duket njësoj si ju nga grinta?
  • Nga grinta mendoj se ka shumë lojtarë që luajnë me të vërtetë me zemër tek Partizani aktual. Nëse do të zgjidhja një, do të ishte midis Ibrahimit, Fazlliut, Bathës ose Trashit. Por do të zgjedh Bathën edhe për faktin se është produkt i Akademisë së Partizanit.

 

Intervista e Saimir Patushit

patushi

Saimir Patushi njihet nga i gjithë opinioni sportiv në Shqipëri si një ish-lojtar nga më grintozët në kampionatin tonë të futbollit. Nëse tifozët bardheblu kthejnë kokën pas dhe analizojnë derbet e viteve të shkuara, padyshim ndalen për pak minuta edhe tek Patushi. Stili i tij i përjetimit të sfidave ka qenë gjithnjë i veçantë. Në një derbi në 2005 Patushi pasi i shënon gol Partizanit, nxiton tek hekurat, zhvat me forcë një reklamë të KESH (Paguaje që ta kesh) duke ia treguar stadiumit. Këto dhe shumë përjetime të tjera ishin pjesë e një njeriu “anormal” gjatë 90 minutave të një ndeshjeje. Por në futboll ndonjëherë mund të jesh edhe i tillë, përjetimi dhe adrenalina nuk bëjnë keq thuajse asnjëherë. Minuta90.com intervistoi ekskluzivisht lojtarin në fjalë.

  • Saimir si po i kaloni këto kohë pa futboll dhe sa ju mungon derbi duke qenë se jemi në atmosferën e  tij?patushi2
  • Të them të drejtën aktualisht jam në punë të shtetit dhe përkushtohem çdo ditë në punën time. Futbolli më mungon se është pasioni dhe dëshira ime, por që vjen një ditë dhe fatkeqësisht duhet të “varësh këpucët në gozhdë”. Por luaj kalceto me miqtë e mi 2-3 herë në javë. Mërkoci, Bogdani dhe shumë njerëz të tjerë të futbollit mblidhemi për të zhvilluar ndeshje midis nesh për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të jetuar sërish sadopak me emocionet që vetëm futbolli ti dhuron. Derbi normalisht që më mungon shumë. Kur luaja futboll, momenti i tij ishte vërtetë një përjetim magjik.patushi3
  • Si e shikoni Tiranën?
  • Prisja një revolucion të madh përpara nisjes së këtij kampionati, por që nuk ndodhi dhe u zhgënjeva shumë. Gjithsesi, është zgjedhja e drejtuesve kjo. Me ardhjen e trajnerit Ilir Daja, skuadra ka rikthyer ekulibrat dhe po bën gjëra të mira. Por ekipi ka nevojë për shumë punë akoma.
  • Nga derbet e luajtura cilit do të veçonit si më të çmendurin?
  • Të them të drejtën në 2005 kanë qenë katër derbi, fituam disa, por më i çmenduri erdhi në fazënn e fundit në shifrat 3-3. Në fillim 1-0 për Partizanin më pas kam barazuar unë dhe sërish Tirana udhëhoqi 3-1. Në fund ata na barazuan 3-3 me ndihmën e arbitrit Taullai, i cili akordi një 11-metërsh të paqenë. Në atë kohë ne me zor e prisnim derbin, sepse ishim superior gjithnjë. Mbaj mend që Partizani vetëm një ndeshje ka fituar. Tirana jonë ishte një super ekip. Nuk kishim rivalë. Ekipi funksiononte, elementët bënin diferencën, financat të shëndosha. Tifozeria na përkrahte, nuk mungonte asgjë.patushi4
  • Në aspektin e grintës kë lojtar do të veçonit tek Tirana?
  • Të them të drejtën tek Tirana vetëm grintë që nuk shikoj. Lojtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm për fanellën që mbajnë veshur dhe historinë e saj. Aty më duken të gjithë njësoj. Do të veçoja pak rikthimin e Muzakës, një lojtar që ka dhënë për Tiranën dhe më duket tepër kërkues. Por edhe ai në 2 javët e fundit s’është aktivizuar. Gjithashtu, edhe Gentian Muca e përjeton pak ndeshjen, por ai u dëmtua dhe operua në Austri. Më vjen keq që nuk shikoj atë dëshirë e grintë të mëparshme që e mbante gjallë Tiranën. Këtu s’dua të fajësoj lojtarë të veçantë, por frymën e grupit në përgjithësi në këto kohët e fundit. Nuk është çështje trajneri, por çështje e ndryshimit apo harrimit të mentalitetit gjatë këtyre viteve të fundit.
  • Partizani?
  • Partizanin e shikoj lehtësisht të mundur, pasi kjo skuadër s’ka asnjë lidhje me atë të fazës së parë nën drejtimin e Starovës. Unë se di në cilin vend të botës shkarkohet një trajner duke qenë me pikë të barbarta me kryesuesen, për më tepër Skënderbeu. Trajneri i ri s’mund të ambjentohet menjëherë, gjithashtu edhe lojtarët e ardhur. Partizani bëri hapa prapa më lëvizjen e tij në pankinë.kupa-patushi
  • Do ta grisnit edhe një herë banderolën “KESH Paguaje që ta kesh? Gjatë festimit të një derbi?
  • Edhe tani nëse futem në fushë me xhinse do ta bëja diçka të tillë. Ai veprim pas shënimit të golit ishte si shenjë e qartë ndaj presidentit të Partizanit asokohe, i cili nuk kishte ekip t’na rivalizonte. Shënova dhe mora atë banderolë nga hekurat duke ja treguar se duhet të paguante një ekip të denjë për të qenë rivali ynë, ndryshe do ta pësonte gjithnjë ashtu siç edhe ndodhi.
  • Adrenalinën tuaj që keni pasur në fushë si e shfryni tani që futbolli në fushën e madhe ju mungon?
  • Mundohem një herë palestër, një herë futboll me shokët, por edhe vrap nga Liqeni. Por sigurisht edhe puna ime çdo ditë në një farë mënyre më bën të shfryej adrenalinën time. Por padyshim emocionet e fushës së madhe nuk kompesohen me asgjë.
  • Në fund do të shtonit diçka?Tirona-fanatics
  • Padyshim. Shpresoj që të bëhet një derbi i rivalizuar dhe në fund të fitojë Tirana. Por gjëja më e bukur e derbit gjithnjë janë tifozët e mrekullueshëm të Tironës. Shpresoj që edhe kësaj here të dominojnë në shkallët e stadiumit me spektaklin e tyre. Ky ekip i sotëm është me fat që ka një përkrahje të tillë. Nëse ekipi ynë i atëhershëm, i cili nuk njihte rival do të kishte një tifozeri kaq të organizuar të jeni të bindur se do t’i kishim shqyer të gjithë kundërshtarët.

©Minuta90.com

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.