Derbi / Tirana në kërkim të fitores së parë, Partizani në kërkim të titullit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Nuk ka pushim për Partizanin, pas suksesit me goleadë ndaj Teutës në “Selman Stërmasi” 5-1, “Demat e Kuq” u janë rikthyer përgatitjeve për javën e 31 të kampionatit shqiptar. Kundërshtari i radhës është Tirana, një skuadër që po kalon një moment tmerrësisht negativ në kampionat –në 13 ndeshjet e fundit bardheblutë nuk e njohin fjalën fitore me 7 humbje dhe 6 barazime të regjistruara. Një tjetër statistikë negative e 24 herë kampionëve është edhe ajo në takimet derbi me Partizanin, ku ka tre vite që nuk fitojnë. Në 12 ndeshje që janë zhvilluar mes tyre të besuarit e Josës kanë grumbulluar 7 barazime dhe 5 humbje.

Rezultatet e arritura në vitet e fundit kanë bërë që kjo përballje të konsiderohet nga “Demat e Kuq” si ndeshje e radhës. Edhe në seancën e të hënës binte në sy entuziazim i të kuqve që e shohin veten shumë afër titullit kampion. Në dispozicion të stafit teknik me në krye Starovën ishte i gjithë grupi i lojtarëve. Futbollistët u ndanë në dy grupe nga tekniku: Lojtarët që ishin në fushë kundër Teutës kanë zhvilluar disa vrapime të lehta dhe ushtrime shkrydhëse ndërsa pjesa tjetër ka vijuar normalisht seancën stërvitore.

Derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet të premten në “Selman Stërmasi” në orën 19:00 me bardheblutë si pritës. Në rast suksesi Partizanin do të afrohej edhe më shumë me titullin ndërsa për bardheblutë një humbje do ti përkeqësonte pozitat në klasifikim dhe mbijetesa do të rrezikohej shumë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.