“Derbi” Tirana – Partizani për Gilman Likën

0
SHPËRNDAJE

Gilman Lika kur luante për Tiranën
Gilman Lika kur luante për Tiranën

Superiorja/ Në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit shkodran Gilman Lika është futur edhe ekipi i Tiranës. Pas publikimit të lajmit se Lika ishte në bisedime me Partizanin, tani së fundmi ka dalë në skenë edhe bardheblutë. Pritet të ketë një derbi midis rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit shkodran. Për ekipin e Tiranës, Lika, është një njohje e vjetër pasi anësori i majtë ka qënë edhe më parë pjesë e bardhebluve, por duket se bisedimet me këtë ekip janë disi të vështira, pasi para trasnferimit në Arabi klubi bardheblu nuk i ka shlyer të gjitha pagesat, dhe kjo gjë e bën disi të vështirë arritjen e një marrëveshje midis palëve. Mësohet se mesfushori Gilman Lika i ka vënë si kusht drejtuesve të Tiranës që t’i likujdohet “borxhi” i vjetër, nëse duan që ta kenë sërisht në ekip, pasi në rast të kundërt nuk do t’a marrë parasysh ofertën e tyre. Mundësia më e madhe është që lojtari të përfundojë tek Partizani, nëse nuk i shlyhen pagat e prapambetura tek bardheblutë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.