Derdhen milionat për ekipin e Laçit, do ndërhyhet në merkato

0
SHPËRNDAJE

Laçi ka kaluar me sukses ndeshjen me Vllazninë, ndërkohë që mësohet se në llogarinë e klubit është derdhur edhe pjesa e dytë e fondit të Bashkisë Kurbin e parashikuar në buxhetin e vitit 2016.

Ndërkohë, pritet që bashkia dhe kryetari aktual Artur Bardhi të jenë sërish në krah të ekipit, i cili sivjet synon mbijetesën pas ndryshimeve të shumta të pësuar gjatë verës.

Me hapjen e merkatos pritet që të ketë lëvizje, teksa drejtuesit po shohin për të bërë ndonjë afrim cilësor.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.