Dervishi mbetet tek Partizani, ja posti i tij i ri

0
SHPËRNDAJE

Dritan Dervishi dhe Gazmend Demi
Dritan Dervishi dhe Gazmend Demi

Superiorja/ Pa u mbushur ende as 24 orë nga largimi i Dritan Dervishit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm tek Partizani, tashmë ai ka marrë një post të ri tek kjo skuadër.

Pas emërimit të Edmond Haxhisë në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, ish drejtori Dervishi do të marrë postin e menaxherit të ekipit tek Partizanit.

Ashtu siç thekson edhe vetë Dritan Dervishi për “Minuta90.com”, ai nuk është larguar asnjëherë nga klubi i Partizanit, pasi i është besuar një tjetër post në këtë ekip.

Ndërkohë po ashtu Dritan Dervishi pohoi faktin se presidenti Demi i ofroi postin e menaxherit të ekipit.

Mesa duket numri një i të kuqve nuk dëshiron që t’a largojë përfundimisht nga rradhët e tyre ish drejtorin e tij, teksa me anë të detyrës së re do Dervishi mbetet ende pjesë e rëndësishme e bordit drejtues të Partizanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.