Dervishi, “presion” austriakëve

0
SHPËRNDAJE

dervishiDrejtori i Përgjithshëm i Kukësit, Dritan Dervishi, ka folur për sajtin e klubit në lidhje me situatat e krijuara dhe ndeshjen me  Austrinë e Vjenës. Ai ka folur edhe për afrimet e reja në skuadër dhe mundësinë e kalimit të turit të dytë.

Kualifikimi – “Ndeshja e kthimit me Rudarin ishte mjaft e vështië, pasi presioni ishte mbi ne. Duhej të shënonim dhe ia dolëm. Suksesi i dedikohet presidentit dhe të gjithë tifozëve tanë. Kisha besim se do ia dilnim dhe këtë ia kam komunikuar edhe çunave. Ne jemi Kukësi dhe nuk stepemi para asnjë vështirësie”.

Austria e Vjenës – “Po luajmë përballë një kundërshtari me histori të madhe në futbollin Europian. Ne e vlerësojmë dhe e respektojmë, por asgjë më shumë se kaq. Besojmë te forca e grupit dhe jam i sigurt se mund ta kalojmë këtë tur. Për dikë mund të quhet surprizë, por për ne jo”.

Afrimet – “Kemi bërë disa goditje në merkato. Kemi gjetur dashamirësinë e klubit të Skënderbeut dhe na ka dhënë disa elementë të mirë që duke i bashkuar me grupin tonë aktual do të formohet një ekip shumë kualitativ. Lilaj, Latifi janë futbollistë të mirë. Të mos harrojmë edhe futbollistët e tjerë që morëm. Guri ishte një blerje e kritikuar dhe ja tani jemi në turin tjetër falë dhe golit të tij që shpërbleu dhe djersën e të gjithë skuadrës, Dema është një tjetër lojtar që po bën mirë ashtu si të gjithë lojtarët etjerë, por akoma duhet punë dhe sakrifica që të arrihet në nivelet që klubi ynë kërkon”.

Tifozët – “Pjesë e projektit tonë janë edhe tifozët. Ne i duam sa më afër dhe për këtë arsye jemi vazhdimisht në kontakt me to. Shpresojmë dhe kam besim të madh që do të na mbështesin si në Austri dhe pastaj nuk e diskutoj në “Elbasan Arena”. Jam i bindur se do të tregojnë kulturën e vërtetë kuksiane dhe do të largojnë nga radhët e tyre provokuesit dhe ata që nuk e duan ekipin dhe klubin. Besoj se ngjarjet e shëmtuara me Legian e Varshavës nuk i përkasin tifozerisë tonë. Forca Kukësi!”

/fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.