Dervishi vazhdon telenovelën

0
SHPËRNDAJE

Nuk kuptohet qartë debate Starova-Dervishi. Gjithsesi, protagonistët e dinë më mirë. Se kush është më i mirë në punën e tij e gjykon më mirë opinioni sportiv i cili po përballet cdo ditë me akuza dhe kundërakuza. Tashmë në “Sport Ekspres” është ish-drejtori i Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi që reagon duke sulmuar Starovën.

“Është e turpshme që një trajner flet gënjeshtra. Ne vjet në janar formuar këtë grup të fortë që ai drejton. Nuk e shkatërruam grupin por e forcuam duke larguar lojtarë që nuk duheshin te Partizani, ndaj fjalët e Starovës nuk janë të sakta”.“Vjet bëmë merkato të shkëlqyer. Afruam Dajsinanin, Atandën, Filin, Felipen, Torasën, Vilën dhe Ramadanin. Veç portierit që është i perspektivës dhe Felipes së larguar, të gjithë janë titullarë. Pra, merkato ka qenë efikase”.

“Larguam Vashakun, Vrapin, Bylykbashin, Plakun, Nikoliç dhe rikuperuam Fejzullahin nga mesfushor në mbrojtësin e djathtë më të mirë. Mos të harrojmë rinovimet me Bathën, Trashin dhe Bardhin, që të mos na ndodhte si me Rrahmanin kur ishte Starova drejtor”.“Starova po merr rezultate me ekipin që ndërtova unë. Grupi i lojtarëve të ndërtuar nga presidenti Demi përbëhet nga lojtarë të sjellë nga trajneri Duro dhe stafi im i vjetshëm”.

“Jam i lodhur nga sulmet e Starovës. Ai gjen vetëm justifikime. Në merkaton e verës ia hodhën të gjithë fajin trajnerit, por këta drejtues për çfarë paguhen? Për të bërë thashetheme? Nuk e di akoma çfarë roli ka? Trajner, drejtor, sekretar, këshilltar. Futbolli do figura të sakta. Sekretari bën sekretarin, marketingu marketingun, trajnerin bën trajnerin dhe drejtori drejtorin”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.