Deschamps: Dëshirojmë të shkruajmë historinë, Franca kërkon të thyej mallkimin gjerman

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Round of 16 France vs Ireland
58 vite pa fitore, një mallkim gjysmëshekullorë, të cilin francezët duan ta thyejnë me çdo kusht. Gjermania është më shumë se një makth për gjelat francez, një histori përballjesh, një histori zhgënjimi të cilën skuadra e Deschamps shpreson shumë ti jap fund të enjten në mbrëmje. Si kurrë më parë në vitet e fundit, francezët vijnë favorit në këtë duel që i ka dhuruar kaq shumë futbollit Evropian. Spektakli ofensiv kundër Islandës ka bërë që të gjithë të shpresojnë që ky është momenti i duhur për të thyer tersin. Francezët bëjnë thirrje për bashkim, kërkojnë mbështetjen e tifozëve, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm për të mposhtur armatën e Joachim Loew.

Ajo deklaratë e Giroud: “Do i puth këmbët atij që do ti shënojë Neuerit”, nuk të surprizon aspak. Trajneri Deschamps ka mbase në dispozicion një grup lojtarësh nga më të talentuarit në vitet e fundit, luajnë në shtëpinë e tyre, kanë moralin lart, dhe mbase përballë kanë një kundërshtarë që nuk është në kushtet e tij ideale, për të mos llogaritur pjesët që humbi Loew kundër Italisë. Këto fakte nuk e tundojnë aspak trajnerin e Trikolarëve, në konferencë për shtyp ashtu siç pritej Deschamps është me këmbë në tokë: “Do të përballemi me skuadrën më të mirë në Botë, do të japim maksimumin. Askush nuk mund ta ndryshojë historinë, por ne mund të shkruajmë një kapitull të ri. Djemtë e mi duhet të kenë besim në vetvete por na duhet edhe mbështetja e tifozëve. Gjermania është një skuadër e cila të imponon lojën, janë mësuar në kontrollin e topit, por ne nuk o të mendojmë vetëm të mbrohemi. Duhet të japim më të mirën tonë pasi Gjermania është Kampione Bote, edhe në këtë Evropian e ka treguar se sa vlen.

Deschamps me të drejtë thekson se nuk do të qëndrojmë të mbrohemi, kjo sepse Francezët e kanë treguar që mbrojtja e tyre fut ujë. Vetëm Shqipëria dhe Zvicra nuk kanë arritur ti shënojnë. Lajmi i mirë për gjelat është rikthimi i Ramy në mbrojtje. Franca është e bukur mes e lartë, ka një mesfushë dhe një sulm shumë të mirë, jo me kot, Greizmann. Giroud dhe Payt, të tre së bashku kanë shënuar 10 gola. Biondi i Atletico Madrid po kalon një moment fantastik, di si ti shënojë Nouer, është ai lideri i ri i skuadrës, ndërsa për Francën ky është momenti më i mirë për të lënë pas hijet e së shkuarës, në futboll çdo gjë është e mundur, për më tepër ky është një Evropian po thyen shumë mite.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.