Deschamps: Jemi këtu falë punës

0
SHPËRNDAJE

france-didier-deschamps-press-conference-paris-football_3211596
Deschamps

Nuk shfaq emocione të vecanta përpara finales së Euro 2016 mes Francës dhe Portugalisë, trajneri i Francës në konferencën për shtyp demonstron qetësi të madhe.

“Kemi punuar dy vite për të arritur këtu, për të pasur këtë përqendrim. Tani ajo që vlen është vetëm fitorja.”

Më pas një keqardhje e vogël nga Deschamps:

“Jam pak i mërzitur se s’mund të luaj unë. Ndonjëherë kam dëshirë të vesh këpucët dhe të futem në fushë. Pritshmëritë tona kanë qenë gjithnjë, që nga fillimi. Lojtarët janë gati, nuk ka presion të vecantë.

Po, është një finale, një emocion unikal, por duhet të qetësohemi dhe të bëjmë të njejtat gjëra si në ndeshjet e tjera. Nuk kam shumë presion, por përqendrim po, sepse Portugalia është një kundërshtar serioz.”

Ndërkohë që duke folur për kundërshtarin, ai i ka idetë e qartë: “Portugalia nuk është rastësisht në finale.” –

S'KA KOMENTE

Comments are closed.