Dështimi i merkatos do largohet pa luajtur asnjë minutë tek Chelsea

0
SHPËRNDAJE

Alexandre Pato
Alexandre Pato

Premier League/ Alexandro Pato është shumë pranë largimit nga Chelsea. Duket se aventura e sulmuesit brazilian, tek ekipi i Chelsea mund të përfundojë keq pas transferimit me bujë tek londinezët. Ai mund të kthehet në Brazil pa luajtur asnjë sekondë për skuadrën angleze. Pato është i huazuar tek Chelsea gjatë merkatos së janari, por ai ende nuk është aktivizuar për asnjë minutë dhe kjo për shkak se nuk ka bindur ende trajnerin Guus Hiddink. Mediat braziliane raportojnë se Pato nuk e ka përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe nuk është ende i gatshëm për t’u aktivizuar, gjë që do t’i kushtojë atij me shumë mundësi largimin nga Chelsea.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.