Dështoi tek Partizani, e kërkojnë në Itali

0
SHPËRNDAJE


Dalibor Volash i kushtoi goxha Partizanit vjet, pasi klubit të kuq iu desh të negocionte me të për të prishur kontratën. Sulmuesi slloven luajti në dy nga përballjet e të kuqve në kupat e Europës dhe më pas u largua.

Sezonin e shkuar ai luajti me Celjen, ku arriti të realizojë 15 gola në kampionatin slloven, duke u aktivizuar në 28 ndeshje, 26 prej tyre si titullar.

Tashmë ai pritet të ndryshojë skuadër dhe për të po interesohen në Itali, konkretisht skuadra e Pizës, që nuk do të ketë shërbimet e Edgar Ccanit dhe Rei Manajt në Lega Pro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.