“Detaje Pikante” në ndeshjen Partizani- Kukësi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Nje ore perpara ne stadium , mberriten lojtaret e Partizanit dhe Kukesit te dyja ekipet prekin stadiumin duke vezhguar fushen .

Ambjenti para stadiumit duket i qete shumë pak levizje , ndryshe nga krahu i tjeter i stadiumit , ku ultras Guerrils ,benin antarsimin e tifozeve te tyre se bashku me antarsimin tifozet mernin karten e identifikimit dhe bluzen me mbishkrimin ultras .

Kalojne disa minuta dhe policia bllokon trotuarin rreth stadiumit , tifozet detyrohen te kalojne , ne “asfalt” , degjohen edhe shprehje te tipit: “ne te gjithe boten njerzit ecin ne trutuar ne Shqipri ne korsin e makinave”.

Futesh ne stadium pas nje kontrolli “te vogel” , ekipet dalin ne nxehje. Lojtaret e Kukesit priten me fishkellima, ai qe ndez situaten është prania e Elis Bakaj qe mere disa te “shara” por Bakaj tregohet i “qete” dhe iu pergjigjet me te qeshur .

20 minuta para takim shfaqet Starova i vetem, pas tij mberrin dhe ministri Blendi Klosi me djalin e tij , nderkohe ne mikrofonin e supersport ,flet Fejzullahi , Starova etj.

Mberrin Moggi e Preiti te dy shfaqen ne fillim ne fushes ku shohin , nxehjen e Partizanit , nga aty te dy drejtuesit e kuq ngjiten ne tribunen vip ku bashkohen me presidentin Demi dhe deputetin Brace , e vllain e kryministrit Rama , Olsi Rama qe kishte disa minuta ne tribunen vip .Pas tyre shfaqet dhe presidenti i Kukesit Safet Gjici se bashku me presidentin e Fshf  Armando Duka .

Mberrin dhe kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako e shume persona te tjere vip .


Starton ndeshja , tek tribuna ballore , degjohesn shprehje “pikante” nga tifozat e kuq:

“Kukesin e rrafi Egnatia Rrogozhines jo me Partizani”.

Minutat kalojne loja nxehet , Ibrahimi “acaron” tifozat me paraqitjen e tij , gjithashtu dhe albitiri Juxhin Xhaja , qe merr dhe disa te shara nga tifozat e kuq.

Ne tribunen e Kukesit degjohen “kunja” ndaj tifozerise se Partizanit por nuk vonon kunder pergjigja e “Guerrilsave” .

Mbaron pjesa e pare , ajo qe acaron tifozet e kuq është loja e dobet e Partizanit.

Fillon pjesa e dyte dhe  gjuajtja e pare vjen ne min e 59 nga Progni , loja qete dhe me vonesa nga portieri Koliçi. Arbitri nuk ndeshkon me te verdhe per vonesë loje , gjendja acarohet dhe me shume duke pare qe dhe minutat kalonin ,”Guerrilsat” nisin te “sharat” ne kor ,albitri i drejtohet Alban Hoxhes per qetesim e tifozave, Hoxha ja kthen “nuk jam un kapiten është Batha” ky i fundit qeteson disi tifozet .

Minutat kalojne dhe vonesat e Koliëit behen zakon ska as ndeshkim as paralajmerin , albitiri behet “kurban” serisht te shara te tipit  ” o Duka ku i gjen kto adoleshenta qe albitrojne ”

Cani pretendon per penallti , ne tribune vip , Erion Brace acarohet dhe perplas duart, Guri sherdoron nje raste te paster shenimi , Kotobelli i afrohet golit gjithashtu dhe Sukaj i sa po futur.

Fundi: 4 min shtese disa tifoze largohen ne heshtie , disa jo,  presin ende , por nuk ka me kohe gjyqtari Xhaja fershellen per here te fundit tek Partizani nuk kenaqen me nje pikë , duartrokitje tek tifozat e Kukesit qe kenaqen me nje 1 pike.

Me pas konferenca , Juliano i kenaqur me lojen , Milinkovic pak i lumtur por se pranon , para mediave , Gjici si gjithmon i “serte”.  Demi nuk kenaqet kerkon vetem fitore, jashte stadiumit disa tifoze presin per foto me lojtaret e tyre te preferuar .

“Guerrilsat” dalin nga stadiumi. Bllokohet kalimi nga ana e tifozave te Kukesit , tifozat largohen grupe-grupe , Policia i shoqeron ne rruget e Tiranes , dhe ketu mbyllet gjithcka nga ndeshja dhe “pikantet” e sfides Partizani – Kukesi. /#superliga_shqiptare79

S'KA KOMENTE

Comments are closed.