Devi Muka sqaron çështjen Nexhipi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas publikimit të lajmit se ekipi i Tiranës është interesuar për mesfushorin e Partizanit Nderim Nexhipi, ka ardhur edhe reagimi i zyrtarëve bardheblu. Ka qënë pikërisht drejtori sportiv i Tiranes, Devi Muka i cili ka sqaruar opinionin publik për emrin e Nderim Nexhipit, lojtar i cili është përmëndur së fundmi në media. Ja deklarata e plotë e drejtorit Devi Muka:
image
“Duke marrë shkas nga një shkrim i bërë sot në mediat sportive, dua të sqaroj se klubi nuk ka treguar interes për asnjë futbollist të Partizanit. Në asnje moment nuk kemi shprehur interes, përmendur emër të përveçëm apo tentuar ndonjë futbollist të Partizanit. Nuk është mirë t’i rrisin lojtarëve të ndryshë, prestigjin duke përdorur fanellën tonë dhe emrin e Tiranës. Klubi ka bërë më të mirën gjatë kësaj merkatoje duke afruar plot 7 futbollistë, dhe ende jemi duke punuar për të kompletuar ekipin brënda pak ditësh. Tirana është treguar shumë serioze në merkaton e verës duke publikuar detaje për lojtarët e preferuar, dhe duke mos kontaktuae me lojtarë të cilët janë në kontratë me klubet e tjera, gjithçka konform rregullave. Shumë shpejt presim zhvillime të tjera mjaft pozitive për sezonin e ri.”- u shpreh drejtori sportiv i bardhebluve Devi Muka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.