Devijon Ajeti, larg Shqipërisë

1
SHPËRNDAJE

Tre vëllezërit Ajeti, Arlindi i Frosinones në Itali, Albiani i Augsburg në Gjermani dhe Adonisi i FC Wil në Zvicër janë padyshim futbollistë me talent por edhe që vijnë nga familje shqiptare me taban. Jo më kot Arlindi, më i madhi nga vellëzërit, futbollist që la kampionët e Zvicrës për të kaluar në serinë A italiane, përfaqëson me dinjitet dhe krenari ngjyrat kuqezi të Kombëtares sonë.


ajeti11 (2)


Por, edhe pse të tre vëllezerit e gëzojnë shtetësinë shqiptare, Albiani dhe Adonisi ende nuk kanë veshur fanellën kuqezi, qofte edhe të moshave. Kohë më parë, kur vëllezërit pozonin krenarë me pasaportat e reja shqiptare, tifozët anembanë ju uruan mirësardhjen dhe i ngritën në piedestal të tre Ajetët.

5798_209253572767014_5862377404986351293_n
Ajeti me Zvicrën U21 kundër Serbisë

Mirëpo, ishte Albiani ai që me nxitim u kërkoi tifozëve të qetësohen pasi nuk kishte vendosur ende të vishte fanellën e asnjë përfaqësueseje pasi dëshironte më parë të përqëndrohej dhe të përmirësohej në planin individual në rang klubi.

E tifozët zemërgjerë shqiptarë, të mësuar me sa e sa tradhëti të rëndomta, e mirëkuptuan Albianin 19 vjecar, sidomos pasi u mor vesh edhe për transferimin e shkëlqyer që e kaloi nga Zvicra drejt Bundesligës, te Augsburg.

17a_15-16_500
Ajeti te Augsburg

Mirëpo tani Albian Ajeti është i gatshëm të riveshë ngjyrat e Zvicrës në ndeshjen e kësaj të fundit që do të zhvillohet ndaj Anglisë në 26 Mars. Ndonëse është ndeshje e moshave U21 dhe pas kësaj ende egziston shpresa për të kaluar te Shqipëria, a është ky një veprim moralisht i duhur?

Natyrisht që është zgjedhja e tij dhe vetëm ai e ka të drejtën të vendosë për veten e vet por për milionat e zemrave që rrahin fort për Kombëtaren e ëmbël kuqezi, kjo do jetë një tradhëti e radhës të cilën do ta kemi të vështirë ta kapërdijmë. Apo ndoshta fajin e ka Arlindi “jonë” që mbase nuk i ka folur sa duhet të vëllait.

 

 

1 KOMENT

  1. Sa i perket qeshtjes se Albianit une se kisha fajsue por kthejeni koken nga kreret e federates dhe Trajneret qe i injorojn talentet dhe kur arrin kulminacionin ateher reagojn.Sidomos eshte per te ardhur keq per sjelljet e Redi Jupit me futbollista te Kosoves qe aq shum e dojn fanellen kuq e Zi

Comments are closed.