Dhe telashet s’kanë të sosur për Kaçen

0
SHPËRNDAJE

getthumbnail
Kaçe me Plzen

Më parë ka pasur momente jo të mira në aspektin disiplinor te PAOK i Selanikut, kohët e fundit ka pasur përplasje me De Biasin te Kombëtarja e tani probleme edhe te Plzen me trajnerin dhe drejtuesit cekë. Mos vallë problemi është vete Ergys Kace?

Mediat greke kanë zbuluar rrëfimin e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë i cili u ka raportuar njerëzve të tij të afërt në Greqi se jo vetëm që është dëbuar nga ekipi i parë, por është dërguar te akademia e fëmijëve si dhe është privuar nga të tjera aspekte si makina personale etj.

Kujtojmë që Kace e nisi mjaft mirë te Plzen duke bërë paraqitje të pelqyeshme në kampionat dhe kupë si dhe në kupat e Europës ku ka luajtur titullar por krejt papritur përfundoi në stol, më pas në tribunë e tashmë edhe krejtësisht jashtë skuadrës.

Mbeten për tu parë zhvillimet e radhës për lojtarin që talentin e ka me shumicë por që mesa duket gjendet gjithnjë në vendin e gabuar, në momentin e gabuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.