Dhimbje koke për Mezanin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14859860_1237290529679800_2200792427099221938_o

Flamurtari pret Skënderbeun në fundjave në Vlorë, por fitorja me Korabin duket se nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi ka pasur edhe pasoja negative.

Të dëmtuar nga përballja me dibranët kanë dalë mbrojtësi Franc Veliu dhe kapiteni Bruno Telushi.

Për Veliun shpresat janë që të jetë gati ndaj Skënderbeut, ndërsa për Telushin shanset janë të pakta.

Mesfushori pritet të kryejë rezonancën magnetike dhe do të shikohet shkalla e dëmtimit për të përcaktuar edhe kohën e rikuperimit.

Ndërkohë, burime të minuta90.com bëjnë me dije se edhe mbrojtësi Slavko Lukiç pritet të jetë i gatshëm për këtë këtë takim dhe thuhet se do ta nisë nga minuta e parë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.