Dhuna në “Elbasan Arena”, procedohen penalisht 7 tifozë

0
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka proçeduar penalisht 7 persona nga Tirana. Ata dyshohet se në bashkepunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta një prej autobusëve të tifozëve të Skënderbeut. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 16:45 teksa tifozët po mbërrinin në qytetin e Elbasanit për të ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Partizani.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të ndeshjes në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas policisë, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur nga tifozët mjete piroteknike në fushë, si dhe   janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë. Gjatë dhunes u dëmtuan dy punonjës policie si dhe janë thyer paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre.

Policia ia kaloi materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale  “Shkatërrim Prone”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.