Dhunë e gurë edhe në Përmet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Teksa vëmendja është e përqendruar te dhuna në kategorinë Superiore, nuk mund dhe nuk duhet të mos evidentohet dhuna që ndodh për fatin tonë të keq shumë shpesh në kategoritë e ulëta. Kështu, në Përmet një gur i ardhur nga tifozët vendas ka plagosur një lojtar të Butrintit duke i shkaktuar një carje të madhe në gjoks.

Jo pak përplasje ka pasur edhe gjatë ndeshjes mes lojtarëve në fushë duke e kthyer fushën në një arenë gladiatorësh, a thua se luftohet për trofeun e Ligës së Kampionëve apo Kupën e Botës.

E ajo që të shqetëson në këto kategori është se përvec dhunës në fushë e në shkallët e stadiumeve gjysëm të rrënuara, mungon ndërhyrja e policisë e cila është e pafuqishme (ose me saktë e ka një taksirat të bezdisshëm futbollin), krejt e kundërta me atë që ndodh në kryeqytet.

Ndërkohë afron 2017-ta. Jemi pjesëmarrës në Europian dhe kjo duket sikur na mjafton për ta quajtur futbollin tonë disa shkallë më lart se më parë.

stilian-barka-490x653

S'KA KOMENTE

Comments are closed.