Dhunë edhe në futbollin e femrave

0
SHPËRNDAJE

13151773_1190603624303833_6997363365831975924_n
Hajvalia duke gezuar fitoren

Mediat sportive në Kosovë njoftojnë se edhe në kampionatin e futbollit për femra në Kosovë ka patur kacafytje e dhunë. Kjo ka ndodhur në ndeshjen mes dy ekipeve që pretendojnë titullin kampion, Mitrovica e Hajvalia, e fituar nga kjo e fundit 1-3.

Përvec lojtareve, në kaosin e krijuar kanë marrë pjesë edhe meshkuj, madje edhe njerëz të hyrë në fushë që nuk ishin pjesë e asnjërës skuadër. Mësohet se ka pasur disa lëndime edhe të futbollistëve.

Përsa i përket lojës, Hajvalia arriti fitoren e madhe që e barazon në pikë me Mitrovicën të cilës i mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur pretendimet për titull. Goli i Elezajt për Mitrovicën nuk pati vlerë pasi ekipi nga Prishtina shënoi tre herë me anë të Rexhës, Veliut dhe Kryeziut.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.