Dhunë në Kategorinë e Dytë, ndërpritet ndeshja në Këlcyrë

0
SHPËRNDAJE

Dhuna në kategoritë e ulëta dhe në kampionatet e moshave është e pranishme thuajse çdo javë në futbollin shqiptar.

Dhuna Kelcyre 2

Episodi më i fundit vjen nga Këlcyra, ku ndeshja e javës së dhjetë mes vendasve dhe Botrintit është ndërprerë. Sipas asaj që raporton “Ora News”, shkak është bërë përplasja në bankinë midis zyrtarëve.

Mësohet se masazhatori i Butrintit është nxjerrë jashtë stadiumit për të qetësuar situatën, mirëpo aty është goditur nga tifozët e Këlcyrës. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

/PanoraSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.