Di Maria kompleton vizitat: Do ta çoj PSG në finalen e Champions

0
SHPËRNDAJE

dima
Di Maria ne Doha, pas vizitave mjeksore per PSG

Angel Di Maria është tashmë një lojtar i PSG, përkundër disa problemeve me vizitat mjekësore që duhet t’i kryente të hënën, por që i realizoi me sukses vetëm të martën. Siç bën me dije shtypi francez, 20 orët e udhëtimi me avion për të mbërritur në Doha ku gjendet paria e klubit parizien, kanë lodhur argjnetinasin, i cili ka preferuar t’i ndajë në dysh testet mjekësore të nevojshëm për të hedhur firmën mbi kontratë.
“Ndihem shumë i lumtur që do të luajë për PSG – kanë qenë fjalët e tij të para -. Kjo skudër ka fituar gjithçka në Francë dhe dëshiron të mbërrijë deri në fund në Champions. Do të jap maksimumin tim që kjo të realizohet”. Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi për të bërë Di Marian me të gjitha efektet, një lojtar të kampionëve të Francës. të cilët kanë derdhur në arkat e Manchester United plot 63 milionë euro, që me siguri do t’i përdorin në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë për argjentinasin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.