Didier Drogba e nis me gol “karrierën” e re te Phoenix

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, e ka nisur të shtunën me gol “karrierën” e tij të re me fanellën e Phoenix, ekipi i tij i ri që luan në kampionatin e D2 amerikan. Drogba ka shënuar golin e parë për Phoenix në minutën e 40-të dhe ka dhënë një pasim deçiziv për ish-shokun e tij tek Chelsea, Wright-Phillips (’77), i cili shënoi golin e fitores ndaj Whitecaps (2-1).

Më shumë se 7000 spektatorë kanë asistuar në debutimin e Drogba, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve (2012) dhe katër tituj të kampionit të Anglisë me Chelsea.

“Më vjen gjithnjë mirë kur shënoj, por kjo nuk është më e rëndësishmja. Unë dua që të vazhdoj në këtë nivel”, u shpreh sulmuesi, i cili më parë ka luajtur në MLS me Montréal.

Falë kësaj fitoreje, Phoenix shkoi në vendin e 8-të (15 pikë) në kampionatin USL, por është 18 pikë larg kryesuesve të Real Monarchs. Drogba, 39 vjeç, është angazhuar me Phoenix në muajin prill. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.