Diego Forlan, spektakël me Peñarol (video)

0
SHPËRNDAJE

E ka shndërruar në një vullkan të vërtetë stadiumin “Centenario” të kryeqytetit uruguajan Montevideo me dygolëshin e tij fantastik Diego Forlan. Ishte ndeshja e tij e parë e rikthimit për Peñarol, ekipin e vendlindjes së tij për të cilin ka bërë gjithmonë tifo. Festë e madhe në prezantimin e Forlan para ndeshjes, festë gjatë dhe mbas ndeshjes gjithashtu pasi u fitua 3-1 ndaj Wanderers duke e kthyer këtë ditë në një nga më të paharrueshmet në historinë e klubit më të madh të Uruguajit dhe një prej më të shquarve të Amerikës Latine njëkohësisht.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.