Diego Pablo Simeone vendos ku do të trajnojë sezonin tjetër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ENTRENAMIENTO DEL ATLETICO EN MAJADAHONDA

Diego Pablo Simeone do të jetë trajner i Atletico Madrid edhe sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle AS sipas së cilës, trajneri argjentinas ka konfirmuar qëndrimin e tij në stolin e “Los Colchoneros” tek drejtuesit e klubit.

Por jo vetëm kaq, Simeone tashmë ka nisur punën së bashku me krerët e Atletico Madrid për merkaton e transferimeve të sezonit 2017-2018, gjithnjë nëse klubit iberik do t’i lejohet të bëjë blerje të reja në muajt e verës.

Atletico Madrid i ka menduar të dyja opsionet dhe në të dyja rastet në qendër të operacioneve është pikërisht Simeone dhe për qëndrimin e tij në pankinë nuk ka më asnjë dyshim edhe pse ky sezon nuk është ai ata të kaluarit për Atleticon që i duhet të luftojë për vendin e tretë në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.