Diferencë e frikshme, Skënderbeu “përballë” 21 milionë eurove

0
SHPËRNDAJE

Para 2 javësh Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit u ndeshën ën “Elbasan Arena” ku takimi u mbyll në shifrat 0-0. Diferencat në fushën e lojës thuajse nuk ekzistonin për të mos thënë që Skënderbeu ishte më kërkues e ndoshta mund të merrte një fitore në atë ndeshje.

Por sipas Transfermarkt, një nga faqet prestigjoze të statistikave dhe vlerave të lojtarëve mes korçarëve dhe Partizanit të Beogradit ka një hendek të madh. Ekipi i Skënderbeut vlerësohet me 6 milionë euro nga kjo faqe ndërsa bardhezinjtë e Beogradit me shifrën e 21 milionë eurove. Një diferencë në shifra por që në fushën e lojës nuk çon “peshë” dhe nuk tregon asgjë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.