Dilaver Duka gol në MLS me asist të Didier Drogbas (video)

0
SHPËRNDAJE

Pirlo, Drogba, Giovinco, David Villa etj. po rrëmbejnë kryeartikujt e shkrimeve sportive në Amerikë e në botë por ja që këtë fundjavë po përmendet edhe një emër shqiptar, ai i Dilaver Dukës që shënoi këtë të shtunë në ndeshjen e fituar 3-0 nga Montreal në dëm të New England. Mesfushori 26 vjeçar hyri në lojë në pjesën e dytë dhe pasi mori një top të bukur nga Didier Drogba, goditi saktë duke vulosur fatet e takimit. Duka luan në MLS që prej vitit 2010 ndërsa zotëron shtetësinë amerikane duke qenë se është i lindur atje, por gjithnjë ka pranuar gatishmërinë për të përfaqësuar Shqipërinë nëse i kërkohet një gjë e tillë. Duka ka luajtur gjithsej tre ndeshje me ekipin U-20 të Shteteve të Bashkuara para gjashte viteve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.