Dinamo e Zagrebit ngec në kampionat para Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

dinFrenohet Dinamo e Zagrebit, kundërshtarja e Skënderbeut në “play-off”-et e Champions League. Kroatët kanë luajtur sonte ndeshjen e radhës në kampionat, pikërisht në transfertë përballë Istra 1961. Aty ku nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, teksa kanë pësuar gol të parët që në minutën e 19-të. Ndërkohë që njeriu shpëtimar ka qenë mesfushori Ante Çoriç, lojtar që ndryshoi lojën në takimin e të mërkurës në “Elbasan Arena” përballë korçarëve. Gjithsesi, deri në fund, rezultati nuk ka ndryshuar dhe kështu që zagrebasit kanë koleksionuar barazimin e katër pas 7 javësh. Megjithëse vazhdojnë të mbajnë kreun, me dy pikë më shumë sesa Rijeka. Kaq duket se mjafton, para sfidës më të rëndësishme që kanë të martën në “Maksimir” kundër Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.