Dinamo humbet në shtëpi dhe komplikon pozitat në renditje

0
SHPËRNDAJE

Dinamo humbet në shtëpi dhe tashmë pretendimi i vetëm është mos rënia një kategori më poshtë. Fitorja në Fier javën e shkuar krijoi iluzione te Dinamo, por sot ka ardhur zgjimi i hidhur, sepse në Pezë-Helmës blutë u mundën 1-0 nga Pogradeci.

Gjithçka u vendos që në minutën e dytë, kur Shkullaku gjeti golin vendimtar të ndeshjes, që më pas prodhoi pak lojë dhe shumë faulle.

Që në pjesën e parë Dinamo mbeti me 10 lojtarë, pasi qendërmbrojtësi veteran Julian Brahja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të dhe aty morën fund shpresat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Igli Allmuça për pikë.

Pogradeci kontrolloi me qetësi ndeshjen, edhe pse humbi për një dëmtim të rëndë sulmuesin Bangoura, ndërsa Dinamo në pjesën e dytë krijoi volum loje, por rrallë krijoi ndonjë situatë për shënim dhe u pa qartë se i mungon një sulmues cilësor.

Me këtë fitore, Pogradeci fluturon përkohësisht në vendin e tretë, ndërsa te Dinamo kthehet ankthi i mbijetesës. /minuta90.com/

Dinamo-Pogradeci 0-1

Goli: Shkulaku 2′

S'KA KOMENTE

Comments are closed.