Dinamo Zagreb mposht Rrahmanin, frikëson Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE

dinamo zagrebDinamo Zagreb ka luajtur sot në kuadër të javës së 6-të të kampionatit kroat kundër RNK Split të Ahmir Rrahmanit. Kundërshtari i ardhshëm i Skënderbeut ka fituar me rezultatin 3-0 duke dominuar përgjatë të gjithë takimit. Vendasit shënuan fillimisht me anë të algjerianit Soudani në pjesën e parë dhe më pas në pjesën e dytë shënuan Machado dhe Henriquez. Dinamo Zagreb i jep në këtë mënyrë një mesazh të qartë Skënderbeut në prag të ndeshjes së parë të UEA Champions League. Vlen për tu theksuar fakti që gjatë takimit të sotëm, trajneri i kroatëve ka lënë pushim dy nga lojtarët titullarë si Pjaca dhe Rog të cilët e kanë nisur takimin nga stoli. Dinamo Zagreb tregon edhe njëherë potencialin duke dominuar dhe mposhtur një kundërshtar që mbante kreun e renditjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.