Dinamo Zagreb – Skënderbeu, flasin trajnerët

0
SHPËRNDAJE

2014-15 Skenderbeu - Dinamo Zagreb 1-2 Shkembi gol
Goli i Shkëmbit në ndeshjen e parë, Skënderbeu – Dinamo Z. 1-2

Me pak fat në short dhe me shumë zotësi në fushën e lojës, Skënderbeu ka arritur të bëhet klubi i parë shqiptar që e ka siguruar pjesëmarrjen në grupet e njërës prej garave më të mëdha europiane për klube, çfarëdo që të ndodhë në Zagreb.

E përderisa ekipi korçar nuk ka asgjë për të humbur, çdo gjë mund të ndodhë, ndonëse sipas statistikave akoma nuk ka ndodhur që një ekip që humb brenda ndeshjen e parë të kualifikohet në fazën e ndeshjeve shtesë (play-off) të Ligës së Kampionëve.

“Ne mezi po e presim këtë ndeshje, është një ditë e madhe për ne dhe shpresoj të hymë në grupe me një fitore edhe në Zagreb,” – shprehet Zoran Mamiç, trajneri i Dinamo Zagreb.

“Përsëri do të bëjmë lojën tonë sulmuese por nuk kemi nevojë të ngutemi. Skënderbeut i duhen gola, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk besoj se do na befasojnë por ata tashmë na njohin mirë,” – përfundon Mamiç.

Nga ana tjetër Mirel Josa thotë: “Edhe pse e kanë fituar ndeshjen në Shqipëri ata thonë se shanset për kualifikim janë të barabarta. Thonë kështu se duan të bëjnë skuadrën të tregojë kujdes në fushë. Por unë mendoj se vërtet kemi shanse dhe do bëjmë më të mirën”.

“Do luajmë në sulm por nuk është e lehtë pasi Dinamo ka mbrojtje të fortë. E dimë cilësinë e kundërshtarit, prandaj ne duhet të jemi në formën më të mirë në të dyja repartet, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje,” – përfundoi Josa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.