Dionis Avdijaj thërret kuqezinjtë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Shqipëria do të përballet nesër me Austrinë dhe mediat austriake kanë kontaktuar sërish me talentin e Sturm Graz, Donis Avdijaj, i cili mund të jetë një ndër lojtarët e së ardhmes së Shqipërisë, pasi ka zgjedhur të vishet kuqezi. Talenti shqiptar që është ende në pronësi të gjermanëve të Schalkes shpreson ende të marrë pjesë në Euro 2016 me Shqipërinë. Ja fjalët e tij:

Dionis Avdijaj
Dionis Avdijaj

“Unë e kam marrë tashmë vendimin tim. Nëse Kombëtarja që unë kam zgjedhur të përfaqësoj ka nevojë, unë jam gati dhe do të ishte një nder i madh për mua. U’a kamë bërë të qartë vendimin tim, tani pres hapat e mëtejshëm të federatës. Nuk dua t’i rrëmbej vendin askujt, edhe pse ekzistojnë mundësitë që unë të jem pjesë e Kombëtares. Nëse jo, unë do të luaj për Shqipërinë pas Euro 2016”, sqaron Avdijaj transmeton Telegrafi/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.