Disfatë e rëndë për Argjentinën, shkëlqen Neymar (video)

0
SHPËRNDAJE

Një lojë e bukur dhe bindëse nga “Selecao” që mund 3-0 Argjentinën duke vënë seriozisht në diskutim kualifikimin e tyre në Botërorin e ardhshëm. Edhe pse në fushë zbritën Messi, Higuain e Di Maria me shokë, disfata ishte e pashmangshme teksa rivalët e përjetshëm shënuan tre herë me anë të Neymar, Coutinho dhe Paulinho.

Në ndeshjet e tjera Venezuela mundi thellë Bolivinë 5-0 ndërsa Peruja fitoi në Paraguaj disi papritur 1-4. Fitore të ngushtë me rezulttin 2-1 arriti Uruguaji në shtepi me Ekuadorin ndërsa takimi mes Kolumbisë dhe Kilit përfundoi me rrjeta të paprekura.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.