Disiplina dënon Debatik Currin, ja vendimet e plota

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FSHF/ I mbajtur sot me date 14 Prill 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI

1. Lojtari i KF “Flamurtari”, Debatik Curri, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

2. Lojtari i KF “Turbina”, Florian Peqini, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

3. Zyrtari i KF “Porto” U-19, Leonard Perloshi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

4. KF “Vllaznimi” U-19, per mosparaqitje ne menyre te perseritur ne ndeshjet e Kampionatit te Kategorise se Pare U-19, perjashtohet nga vazhdimi i kampionatit dhe denohet me zbritjen e nje kategorie me te ulet, bazuar ne nenet 55/2 dhe 28 te KDS.

5. KF “Bylis” U-19, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me KF “Butrinti” U-19, me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 54 te KDS.

6. KF “Vlora” U-19, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me KF “Lushnja” U-19, me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 54 te KDS.

7. Lojtari i KF “Apollonia” U-17, Klaudio Dogani, per goditje me koke ndaj lojtarit kundershtar, denohet 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

8. KF “Turbina B”, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me KF “Spartaku” , me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 54 te KDS.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.