Disiplina/ Gjobë për Flamurtarin, paralajmërohet Apolonia…

0
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka shqyrtuar parregullsitë e shfaqura javën e fundit në Superiore dhe në ligat e tjera, teksa ka vendosur si më poshtë:

“Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200,000 (dyqind mijë) Leke.

Lojtari i KF “Laçi”, Taulant Sefgjini, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Besa”, Ervis Kaja, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Apolonia” paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës.

Zyrtari i KF “Apollonia”, Ndriçim Kashami, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

KF “Tomori”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobë me masën 100,000 (njëqind mije) Lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.

Lojtari i KF “Gramshi”, Mikel Goga, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Adriatiku Mamurras” për mos paraqitje në ndeshje me KF “Klosi” planifikuar të luhej me datë 29.10.2017,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbritën 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i “Elbasani” U-19, Mikel Canaj, për prostesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivtieti.

Lojtari i KF “Butriniti” U-19, Mariglen Mekshi, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Apollonia” U-19, Ledion Mehmeti, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Përmeti”, Emiljano Mihali dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Mihali vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Lojtari i “Akademia AAS” U-19, Fatjon Marku, për sjellje jo sportive ndaj publikut, në bazë të Nenit 48/1.c) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i “Akademia AAS” U-19 Eli Dervishi, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Butriniti” U-19,Sokol Bogdo, për prostesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivtieti.

Lojtari i KF “Apollonia” U-19, Enriko Qosanj , për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkëndija” U-19, Alkid Kastrati dhe faljen e masës së gjobës. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Alkid Kastrati vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.