Disiplina me “2 standarte” . Ja si e fshehu dhunën në Laç

0
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës/ E mbani mend kur u dënua Flamurtari me 4 ndeshje për një parullë ironike me pula?! FSHF dhe Komisioni i Disiplinës kanë vendosur të bëjnë një skandal me Laçin. Është e pabesueshme se si kanë shkruar aktet e dhunës dhe ofendimet në kor dhe në mënyrë qesharake, kanë cituar nenin e gabuar, vetëm për t’i dhënë një dënim të butë Laçit. Për të qenë më të qartë të këtij shpërdorimi detyre nga ana e anëtarëve të Disiplinës, VIPSPORT.AL ju paraqet argumentat.

– Në vendimin e Disiplinës thuhet:

“KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të tifozerisë duke përdorur fjalë ofenduese në kor, duke hedhur gurë e mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës ,duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve e zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS,dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës”.

SKANDALI

– Në rastet kur hidhen gurë dhe mjete ndezëse, duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve, është neni 66/3/b, i cili parashikon një dënim minimal prej 4 ndeshjesh pa tifozë. Para fotove dhe pamjeve filmike, FSHF dhe Disiplina e ka pasur të pamundur të fshehë dhunën. Por, në mënyrë abuzive, ka cituar një nen, i cili nuk parashikon aktet e dhunës, vetëm për t’i dhënë Laçit një dënim minimal.

– Një tjetër element, që Disiplina e konfirmon, janë koret ofenduese, të cilat dënohen me gjobë. Edhe kjo masë ndëshkimore, prej të paktën 100,000 lekëh të rinj, është fshehur dhe nuk është aplikuar.

Një shpërdorim detyre i hapur nga disa anëtarë pa karakter ose të paaftë të Disiplinës, të cilët me sa duket, janë të aftë të shkelin mbi gjithçka, për të bërë ndere në prag të zgjedhjeve…

Neni

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU