Disiplina pa “mëshirë”, gjoba dhe dënime për Partizanin dhe Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk ka patur histori në Komisionin e Disiplinë pas dhunës në “Elbasan Arena”. Të mbledhur ditën e sotme, Disiplina vendosi të dënojë tifozëritë e skuadrave, teksa klubet do të paguajnë dëmet në stadium. Më poshtë janë të gjitha vendimet e plota. /minuta90.com/

I mbajtur sot më datë 3 nëntor 2016, në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës së FSHF për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e Kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në terësi duke u bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 të KDS

VENDOSI:

1.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, në bazë të Nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 4 (katër)ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Detyrohet KF “Partizani” të shdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.

2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, në bazë të Nenit 66/2.a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Detyrohet KF “Skënderbeu” të shdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.

3.Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qëllim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

4.Zyrtari i KF”Bylis”, Eqerem Memushaj, për protesta ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 20 e 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

5.Lojtari i KF“Përmeti”, Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/ të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

6.Lojtari i KF “Butrinti”, Spiro Kordha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/ të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

7.KF “Permeti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

8.KF “Shkëndija Tiranë” U-19, për deshtim në përmbushjen e përgjegjesive, në bazë të Nenit 65/1.2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë. Në zbatim të Nenit 136 gjoba aplikohet në masën 3%. Urdhërohet vazhdimi i pjesës së mbetur të lojës.

9.Në bazë të Nenit 13 të KDS paralajmërohet KF “Shkëndija Tiranë” U-19 se në rast përsëritje masat ndeshkuese do të përshkallëzohen.

10.Zyrtari i “Shkëndija Durrës” U-19 Agron Kërçova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

11.Zyrtari i KF“Shkëndija Durrës” U-19, Arjan Groshaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me gjeste dhe fjalë ofenduese dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në Nenin 56.1 të KDS.

12.Lojtari i KF “Teuta” U-19, Krisald Murati, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 48/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

13.Zyrtari i KF “Kastrioti” U-19, Agim Kuka, për protesta ndaj vendimeve të arbitrit me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 20 e 56/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

14.Lojtari i KF “Kukësi” U-17, Lavdrim Kovaçi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

15.Zyrtari i KF “Butrinti” U-17, Sokol Bogdo, për protesta ndaj vendimeve të arbitrit me gjeste e fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 20 e 49/2/a), dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

16.Zyrtari i KF “Apolonia” U-17, Orges Xhuko, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke ofenduar dhe kërcënuar, në bazë të Nenit 20 e 49/2/a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

17.Mos pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Korabi”, Erjon Hamitaj, si të pa bazuar në rregullore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.