Disiplina / Partizani dhe Laçi pa tifozë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


FSHF/ Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit dënon Partizanin dhe Lacin për shkak të qëndrimit jokorrekt të tifozëve në takimet respektive të javës së 22-të të Kategorisë Superiore.

Klubi kryeqytetas, për sjelle të gabuar të spektatorëve në derbin me Tiranën, duke përdorur mjete ndezëse, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke përdorur fjalor ofendues ndaj kundërshtarit, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë. Edhe më e rëndë ka qenë masa ndëshkimore për Lacin për takimin e shtëpisë me Kukësin. Klubi kurbinas për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje të lojës, dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Të kuqtë në bazë të kalendarit nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve në takimin e javës së 25-të, ndaj Flamurtarit, ndërsa kurbinasit nuk do të mund të mbështeten te përkrahja e zjarrtë e mbështetësve të tyre pikërisht ndaj Partizanit në javën e 24-rt, dhe me Flamurtarin në javën e 26-të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.