Disiplina vendos mbi çështjen “Sopoti”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13246155_450760695120591_6384099033238871109_o
Momente nga ndeshja e perfolur

Ndonëse ka marrë një kohë tejet përtej normales, më në fund Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së nxorri vendimin mbi reklamimin e bërë nga Sopoti për aktivizim të parregullt të disa lojtarëve të Partizanit B në sezonin e kaluar duke shkaktuar rënien e ekipit librazhdas një kategori më poshtë, pra në Kategorine II.

Por megjithëse e quan si të pafaj, Apeli konstatoi shkelje nga ana e Partizanit B duke i dhënë të drejtën Sopotit që qëndron në Kategorinë I ndërsa Partizani B nuk ngjitet në Kategorinë II. Ja vendimi i plotë:

Tirane, me 6 korrik 2016

Lidhur me kerkesen e paraqitur nga KF “Sopoti” rezulton qe shkelja e pretenduar nga ana e KF “Partizani B” eshte konsumuar. Kjo per faktin se ne baze te vendimit Nr.3 date 11.11.2013 te Komiteti Ekzekutiv te FSHFeshte percaktuar se nuk lejohet aktivizimi i lojtareve qe kane luajtuar me ekipin e pare brenda 24 oreve nga zhvillimi i asaj ndeshje. Ne rastin konkret, nga permbajtja e procesverbaleve te ndeshjeve rezulton se lojtaret Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadanijane aktivizuar ne daten 18.05.2016 ne ndeshjen Partizani – Teuta te Kategorise Superiore dhe ne daten 19.05.2016 jane aktivizuar ne ndeshjen KF Sopoti – Partizani B.

Nga ana tjeter konstatohet fakti qe ne Rregulloren e Aktivitetit te sezonit 2015 – 2016 per Kategorine e Pare dhe Kategorine e Dyte, ne publikimin e bere nga ana e FSHF, nuk rezulton te jete pasqyruar kjo vendimmarrje e Komitetit Ekzekutiv. Cka ben qe ne veshtrim te tekstit te publikuar ne permbajtje te ketyre rregulloreve shkelja e pretenduar te jete realizuar pa fajnga KF “Partizani B”. Pavaresisht ketij aspekti, nisur nga fakti qe vendimet e Komitetit Ekzekutiv jane te detyrueshme dhe mbizoterojne mbi percaktimet e tjera qe bien ne kundershtim me to, kerkesa e KF “Sopoti” gjendet e drejte dhe e bazuar ne rregullore.

Per sa me siper, mqenese jane aktivizuar lojtare te cilet nuk kishin te drejte te luanin, Komisioni i Disiplines

VENDOSI:

1.Pranimin e kerkeses se KF “Sopoti”.
2.Anullimin e rezultatit te ndeshjes KF “Sopoti” – “Partizani B” e vlefshme per Play Off, zhvilluar me date 19.05.2016.
3.Bazuar ne nenin 54 te KDS per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin, ndeshja KF Sopoti” – Partizani B e vlefshme per play off i jepet fitorja ne tavoline me rezultatin 3 – 0 ekipit KF “Sopoti”.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.