Dita e fundit, PSG me ofertë marramendëse për sulmuesin e Realit

0
SHPËRNDAJE

reali

Paris Saint Germain do të testojë Real Madridin për Karim Benzeman me 50 milionë funte, raporton The Sun
Sipas The Sun, sulmuesi i PSG’së, Edinson Cavani, mund të rikthehet në Serie A te Napoli dhe trajneri Unai Emery është i gatshëm që të lejojë një gjë të tillë nëse transferojnë sulmuesin e Realit, Karim Benzeman.

Reali ka rikthyer Alvaro Morata në Bernabeu, por Los Blancos nuk mund të rrezikojnë që të mbesin me një qendërsulmues, andaj një lëvizje e tillë duket vështirë e realizueshme, edhe përkundër se raportohet që PSG’ja do t’i ofrojë 50 milionë funte dhe se gjithçka mund të ndodhë në ditën e fundit të afatit kalimtar (sot).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.