Dita e vendasve, afrohet Gjilani (video)

0
SHPËRNDAJE

U zhvilluan dy ndeshje në kuadër të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë. Gjilani ka shënuar fitore tejet të rendësishme para tifozëve të vet në garën për kreun e renditjes, duke e mposhtur Besën, me rezultat 1:0. Loja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, por gjilanasit arritën që ta realizojnë golin e fitores në minutën e 77-të me një gjuajtje nga distanca nga Shkëmbim Salihu.

Pas kësaj fitoreje Gjilani renditet në pozitën e dytë, me 33 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli. Edhe në ndeshjen tjetër fitores iu gëzua skuadra vendase, pasi Liria e mposhti Trepçën’89, me rezultat 2:0. Prizrenasit kaluan në epërsi me golin e Florim Bërbatovcit nga pika e bardhë, derisa fitoren e vulosi Liridon Fetahaj, në minutën e 71-të.

Raiffeisen Superliga – Java e 19-të
E shtunë
Feronikeli – Llapi 1-0
Drenica – Vushtrria 2-1
Drita – Prishtina 1-0
E dielë
Gjilani – Besa 1-0
Liria – Trepça ‘89 2-0
E hënë
Istogu – Hajvalia Ora 14.00

Liga e Parë: Java e 16-të
E shtunë
KEK-u – Vëllaznimi 2-0
Kosova (P) – Fushë Kosova 1-2
E dielë
Flamurtari – Trepça 0-0
Dukagjini – Rahoveci 1-0
Vitia – Ramiz Sadiku 2-2
Ferizaj – Luftëtari 3-1
Behari – 2 Korriku 0-1
Vllaznia (P) – Ballkani 0-0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.