Ditë e “errët” për legjionarët kuqezi në Serie B

0
SHPËRNDAJE

Armando Vajushi
Armando Vajushi

Legjionarët/ Ka qenë një ditë me rezultate negative mbrëmja e sotme për legjionarët shqiptarë që luajnë në Serie B të Italisë. Asnjë nga ekipet ku luajnë lojtarët shqiptarë nuk ka arritur të fitojë në ndeshjen e saj. I pari, Armando Vajushi ka luajtur për 54′ minuta në barazimin që skuadra e tij, Livorno mori në shtëpi. Ekipi ku luan mesfushori shqiptar ka ndalur Crotonen në një barazim 0-0, ku edhe pse ekipi livornez luajti për 70′ minuta me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Lucit në minutën e 20-të. Vajushi luajti një ndeshje relativisht të mirë, por u detyrua të zëvëndësohej për zgjedhje taktike.

Migjen Basha
Migjen Basha

Edhe Como e Migjen Bashës u ndal në një barazim në “shtëpi”. Skuadra e shqiptarit nuk arriti të marrë një fitore për t’u larguar nga fundi i renditjes teksa barazoi 1-1 me Lancianon. Migjen Basha ishte titullar në këtë përballje duke luajtur gjithashtu për 90 minuta. Mesfushori i Kombëtares ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë teksa bëri diferencën, por pa mundur dot të ndihmojë ekipin e tij të mbrojë golin e shënuar në pjesën e parë dhe tashmë vazhdon të mbetet në vendin e fundit.

Sajmir Ujkani
Sajmir Ujkani

Latina e Saimir Ujkani ka humbur ndeshjen e saj në transfertën e Latinës. Ekipi i ish portierit të Kombëtares kuqezi u mposht 2-0 në përballjen e saj teksa Ujkani ishte për 90 minuta në fushën e lojës, por pa mundur dot të shmangë humbjen e ekipit të tij. Pas disa paraqitjeve të mira, vjen edhe dorëzimi i portierit nga Kosova që detyrohet të nxjerrë 2 herë topin nga rrjeta në këtë ndeshje.

Ledian Memushaj
Ledian Memushaj

Një humbje ka pësuar edhe Pescara, por kapiteni i saj Ledian Memushaj nuk ishte pjesë e ndeshjes. Mesfushori shqiptar ndodhet i dëmtuar, teska ekipi i tij tashmë del përfundimisht nga gara për një nga dy vendet e para. Pescara u mposht në shtëpi nga Trapani me rezultatin 1-2. Ndërkohë portieri Thomas Strakosha ka qenë stol në barazimin që Salernitana mori ndaj Entellës me rezultatin 2-2.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.