Ditmir Bicaj “kafe pune” me trajnerin Duro

0
SHPËRNDAJE
loading...

foto e publikuar sot nga Sport Ekspres

Superiorja / Ditmar Bicaj me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm, ndërkohë që mbetet për t’u mësuar se ku do vijojë karrierën qendërmbrojtësi lezhjan.

Skuadra e parë që po lakohet është Flamurtari, skuadër kjo që e kërkoi edhe në verë shtatlartin, por nuk pati një akord mes palëve.

Një kafe e pirë mes Shpëtim Duros dhe Bicajt ditën e djeshme ka bërë që të nisin edhe aludimet për kalimin e tij në Vlorë.

Sport Ekspres ka publikuar edhe foton ku Bicaj shfaqet duke konsumuar një kafe me trajnerin e Flamurtarit.

Gjithçka është në kuadrin e fjalëve për momentin, por një kafe në kohë merkatoje mund të mos jetë e rastësishme…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU