Djala akuzon: “Trashi sekser i Partizanit”, reagon lojtari

0
SHPËRNDAJE

Futbolli në Shqipëri futet gjithmonë në rrjedhën e akuzave të ndryshme për trukime apo tolerime. Kjo gjë nuk ka shpëtuar as në Kategorinë e Dytë teksa drejtuesit e Klubit të Shënkollit dhe Kevitan akuzuan se skuadra e Partizanit B jep rryfshete dhe blen ekipet e tjera për të marrë ndeshjet e veta, por edhe për të ndalur skuadret rivale.

Ditën e sotme akuzat janë shtuar teksa ka qenë vetë presidenti i Shënkollit, Artan Djala i cili ka vijuar retorikën e akuzave në drejtim të klubit të kuq. Djala këtë rradhë është shprehur se skuadra e Partizanit B kërkon të ngjitet në Kategorinë e Parë përmes pazareve, teksa përdor edhe lojtarët e Partizanit A si sekserë.

Ai ka folu se Lorenc Trashi është përdorur nga drejtuesit e kuq si sekser për të dëguar para tek skaudra e Gramshit për të ndalur Shënkollin. Ja deklarata e tij: “Po e deklaroj publikisht që Lorenc Trashi po i bën të gjitha pazaret e Partizanit. Ai ka shkuar në Gramsh një javë më parë për t’i ofruar para skuadrës vendase që të ndalë Shënkollin. Ata këtë gjë do të bëjnë edhe këtë javë për të ndalur Kevitanin duke i dërguar para Gramshit përmes Trashit. I bëj thirrje këtij lojtari që të shohë punën e tij dhe ti bëjë hyzmetin rrogës, e jo të merret me pazare. Nëse klubi i kuq do të vijojë të veprojë kundër Shënkollit, atëhere do të nxjerr gjithçka madje edhe personat që merren me punët e tyre”, kanë qenë fjalët e presidentit të Shënkollit, Artan Djala.

Lorenc Trashi
Lorenc Trashi

Ndërkohë në lidhje me këto akuza reaguar edhe Lorenc Trashi, i cili për “Panorama Sport” u shpreh: “Presidenti i Shënkollit mund të deklarojë çfarë të dojë. Unë nuk merrem me këto punë. Janë akuza të pavërteta”, ka qenë reagimi i Trashit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.