Djali i kampionit të Juventusit pranë Partizanit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Lorenco Di Livio, djali i Anxhelo Di Livios, ish-sulmuesit të Kombëtares italiane, po lakohet si emër për t’iu bashkuar skuadrës së Partizanit, sikurse shkruan “Panorama Sport”.

Mesfushori me tipare sulmuese është një produkt i skuadrave të moshave të Romës, teksa me moshat e këtij klubi ka fituar edhe titullin kampion.

Sezonin e fundit Di Livio ishte i huazuar te Ternana, ku është aktivizuar në 7 ndeshje, por vetëm tre i ka nisur si titullar, duke akumuluar në fushën e blertë 269 minuta.

Një problem është fakti që Di Livio se në muajin maj 20-vjeçari doli pozitiv në testin anti-doping për shkak të konsumimit të kanabisit. Ai njihet për karakterin e tij të vështirë dhe ndoshta një sezon në Superiore mund t’i shërbente si periudhë rehabilitimi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU