Doll mesazh Partizanit: Jemi të uritur për fitore!

0
SHPËRNDAJE

dollDeklarata e Tomas Doll, trajnerit të Ferencvaroshit:  “E nisim ndeshjen si favoritë dhe do bëjmë gjithçka në mënyrë që të kualifikohemi. Gjatë fundjavës gjendja jonë ka ardhur në rritje, dhe shpresoj që kjo të vijojë edhe të mërkurën. Nuk luajmë për barazim pa gola, por duam të fitojmë, dhe për këtë duhen shënuar gola. Ekipi ka fituar besim dhe është më i freskët për ndeshjen e kthimit.  Duhet të shmangim gabimet pasi nuk lejohen në kompeticione të tilla, ndaj duhet kujdes, e të mos bëjmë gabime si në ndeshjen e parë. Jemi të uritur për fitore, por duhet të luajmë me inteligjencë, për të ruajtur një ritëm,e të mos kemi rënie që të përfitojë kundërshtari”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.