Donjet Shkodra akord me Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

donjet shkodraFlamurtari ka arritur akordin me një tjetër lojtar, i cili luan si mesfushor dhe më parë është aktivizuar në Belgjikë.

Minuta90.com ka zbuluar edhe emrin e lojtarit, i cili është Donjet Shkodra, i cili luan si mesfushori dhe është me origjinë nga Kosova.

Sezonin e fundit ai ka luajtur me Deinze në Divizionin e Dytë në Belgjikë. Ai ka qenë titullar fiks me skuadrën e tij duke u aktivizuar për 26 ndeshje.

Gjithashtu ai ka arritur të shënojë edhe tre gola me skuadrën e tij belge, ndërsa tani do provojë të luajë në Shqipëri me Flamurtarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.