Donjet Shkodra i lumtur tek korçarët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Pas firmës dhe prezantimit ditën e djeshme, Donjet Shkodra ka folur për herë të parë si lojtar i Skënderbeut. Mesfushori që spikati në sezonin që sapo lamë pas me fanellën e Flamurtarit, tani do të jetë për dy sezone pjesë e korçarëve ku shpreh mjaft i lumtur për këtë gjë.

Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit bardhekuq, Shkodra deklaroi se ai do të japë maksimumin e mundësive të tij për të ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat, si edhe të gëzojë tifozët:

“Jam i lumtur që jam tek ekipi qe më i mirë i viteve të fundit në Shqipëri. Jam gati të jap 100% për këtë ekip. Personalisht shpresoj të ndihmoj sa më shumë ekipin të arrijë objektivat dhe ti gëzoj tifozët. Ju premtoj ujqërve që do të jap maksimumin tim për fanellën bardhekuqe në mënyrë që të arrijmë objektivat e viteve të fundit të skenderbeut”, u shpreh Shkodra

S'KA KOMENTE

Comments are closed.